15435. Zërin Tënd Po E Dëgjoj

1 Zërin tënd po e dëgjoj,
Duke më thënë sot:
Pastrim do t’gjesh në gjakun tim
Që derdha në Golgotë.

Refreni:
Po vij tek ti, o Zot!
Tek ti po vij unë sot.
Më pastro në gjakun tënd
Që derdhe në Golgotë.

2 Qoft’ i dobët, qoft’ i lig,
Nga ti fitoj fuqi;
Dhe shpirtin tim të ndytë e lan
Nga çdo padrejtësi. [Refreni]

3 Mua Jezusi po më nxit
T’jetoj në dashuri
Me paqe e me shpresë të plotë
Në mbretërinë e tij. [Refreni]

4 Ku mëkati mbretëroi,
Jezusi sot vepron;
Duke m’treguar hir mbi hir
Nga faji më liron. [Refreni]

5 Mua në zemrën time ai
Më jep këtë dëshmim,
Që çdo premtim unë do t’fitoj
N’u lutsha me besim. [Refreni]

6 Hirin e shpërblyeshëm
E gjakun që pajton
I gjeta në Jezus Mesinë,
Që jetën ma drejton. [Refreni]

Text Information
First Line: Zërin tënd po e dëgjoj
Title: Zërin Tënd Po E Dëgjoj
English Title: I hear thy welcome voice
Author: Lewis Hartsough
Translator: Jan Foss, 1954-
Refrain First Line: Po vij tek ti, o Zot!
Meter: SMD
Language: Albanian
Copyright: Public Domain
Tune Information
Name: WELCOME VOICE
Composer: Lewis T. Hartsough
Meter: SMD
Key: E♭ Major
Copyright: Public Domain



Media
Adobe Acrobat image: PDF
MIDI file: MIDI
Noteworthy Composer score: Noteworthy Composer Score
More media are available on the tune authority page.

Suggestions or corrections? Contact us